Limaj: Është shkelë Kushtetuta e vendit kur është negociuar për emërtimin kushtetues të vendit - Bota Sot
Limaj: Është shkelë Kushtetuta e vendit kur është negociuar për emërtimin kushtetues të vendit

Aktuale

Limaj: Është shkelë Kushtetuta e vendit kur është negociuar për emërtimin kushtetues të vendit

Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:45
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Samitin e Berlinit e ka parë si mundësi për të zhbllokuar dialogun Kosovë- Serbi. Ky samit, thotë Limaj ka qenë një mundësi e mirë për Kosovën të shpreh qëndrimet tona dhe të shprehim vullnetin e Kosovës për dialog, dialog pa kushte për të ardhur të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër thotë Limaj e ka njohjen reciproke.

Limaj ka qenë kritik për mënyrën se si është dialogur nga viti 2011. Ka thënë se Kosova nuk e shfrytëzoi momentumin e krijuar pas vendimit të GJND-së.

 “Në atë kohe kemi negociu për emrin e vendit tonë. Është pranu me u negociu emërtimi pra është shkele Kushtetuta e vendit. Kemi ardhur në një moment kur Serbia i mohon krimet. Unë kam qenë kundër dialogut që po flas pa u përgatite. Nuk pranoj me u futë në një dialog pa pasur një agjende dhe pa përgatitje”, ka thënë Limaj.

Me dialog thotë Limaj është rehabilituar Serbia.

“Madje ajo ka kaluar në një ofensive diplomatikë. Serbia e ka shfrytëzuar maksimalisht dialogun. Sot kemi ardhur në një moment ku glorifikohen të dënuarit nga gjykata, drejtojnë paradat, struktura shtetërore është ajo që ka qenë në kohen e Millosheviqit”, ka shtuar Limaj.

Sa i përket prezantimit të Kosovës në dialog, Limaj ka thënë se Kuvendi e ka përcaktuar se kush dialogun në emër të Kosovës.

 “Kur ka takime multilaterale është normale që të shkojnë drejtuesit e shtetit, por çfarëdo takimi që ka vetëm Kosovë- Serbi, Kuvendi e ka përcaktu kush negocion. Kjo nuk është çështje e vullnetit. Kuvendi e ka votu delegacionin në takimet bilaterale Kosovë- Serbi”, ka theksuar Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se ende nuk është e qarta agjenda e takimit në Paris.

“Asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet pa një koordinim me SHBA-të. Ne nuk e përjashtojmë BE, por duam koordinim të ngushte mes miqve tanë”, ka shtuar Limaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...