Deputeti i LDK-së: Politika e Shqipërisë po afrohet me atë të Serbisë - Bota Sot
Deputeti i LDK-së: Politika e Shqipërisë po afrohet me atë të Serbisë

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Politika e Shqipërisë po afrohet me atë të Serbisë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 22:04
Arben Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth përplasjeve mes krerëve shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se ndryshimi i politikës së jashtme i shtetit shqiptar ka bërë që Shqipëria të afrohet me politikën serbe.

“Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet ka ndodhur një ndryshim, vizita e Ramës në Serbi dhe fillimi i një gjuhe agresive brenda shqiptarëve dhe një faktorizim i Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe po ashtu një faktorizim i Ramës në arenën ndërkombëtare duke parë problemet e brendshme në Shqipëri me drogën, po ndodh de facto një afrim i politikës shqiptare me politikën në Serbi dhe një defaktorizim me politikën në Kosovë”, ka thënë Gashi.

“Politika e Serbisë dhe radikalët e Serbisë thonë se duhet ta zgjedhin problemin me shqiptarët dhe Shqipërinë sepse ata s’e njohin Kosovën”, ka thënë Gashi duke thënë se me një politikëbërje të tillë, Rama po u hapë rrugën atyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...