Murati: Problemi i shqiptarëve me serbë zgjidhet vetëm me korrigjim kufijsh - Bota Sot
Murati: Problemi i shqiptarëve me serbë zgjidhet vetëm me korrigjim kufijsh

Aktuale

Murati: Problemi i shqiptarëve me serbë zgjidhet vetëm me korrigjim kufijsh

Më: 15 maj 2019 Në ora: 22:50
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, tha se LB-ja për shumë vitet ka kërkuar që të ketë reciprocitet dhe të shkojë deri në ridefinim të kufijve në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht çështja shqiptaro-serbe.

Sipas tij përmes një marrëveshje të re, Kosova do të krijojë hapësirë për të ndryshuar edhe kushtetutën e saj. “Në këtë kushtetutë kanë të drejtë vetoja pakicat, sidomos pakica serbe, në funksionimin e sistemit”, tha ai.

Murati bëri me dije se nga viti 2008 kanë mbrojtur qëndrimin për ridefinim.

“Ne kemi prezantuar edhe platformën për atë çështje. Këtë platformë i kemi pasur prezantuar edhe Thaçit, që në atë kosh ishte kryeministër”, tha ai.

Murati tha se kundërshtimet kanë ardhur për shkak të idesë që ka ardhur nga presidenti. Ai tha motorët për të zgjidhur problemet është SHBA-ja. Për të parin e LB-së, krijimi i pushtetit të tretë në Kosovë nuk do të ishte e mirë.

Samiti i Berlinit që u mbajt ditë më parë, sipas Muratit nuk e ka varrosur idenë e korrigjimit. Ai tha se është turp i madh që dikush thotë se u varros që Lugina t’i Bashkohet Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...