“Njerëzit në Kosovë përkrahin shkëmbimin e territoreve me Serbinë”

Aktuale

“Njerëzit në Kosovë përkrahin shkëmbimin e territoreve me Serbinë”

Më: 16 maj 2019 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Analisti politik Fisnik Halimi, tha se ka pasur përdorim të shtrembërim të termeve rreth korrigjimit të kufirit.

Sipas tij njerëzit në Kosovë, përkrahin shkëmbimet e territoret. “Ne kemi bëjmë me këto territore që njëherë janë shkëmbyer”, tha ai.

Sipas tij komunat janë shkëmbyer në atë kohë në vitin, 1951 për shkak të prishjes së baraspeshës së popullatës në Kosovë.

Halimi tha se teza e korrigjimit të kufijve nuk ka qenë e prezantuar di duhet. Sipas tij ka raste të ndryshme, për këtë gjë. “Në politikë nuk ka emocion. Politikën duhet parë realisht”, tha Halimi.

Për Samitit e Berlinit, Halimi vlerësoi se qëllimi ishte heqja e taksës. Ai tha se Lugina e Preshevës ka frymuar çdo herë si Kosovë. “nga 10 kryetarë të ASHAK-ut, disa kanë qenë nga Lugina e Preshevës”, deklaroi ai.

Halimi vlerësoi se ka padrejtësi të madhe nga shqiptarëve të Preshevës. “Ata njerëz kanë marrë pjesë në luftën e UCK-së, ata kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë më krijimin e Kosovës”, tha ai. Për më shumë ndiqeni të plotë emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat