Afër një mijë rroba dhe artefakte të të zhdukurve ruhen në vend jo adekuat

Aktuale

Afër një mijë rroba dhe artefakte të të zhdukurve ruhen në vend jo adekuat

Më: 16 maj 2019 Në ora: 09:35
Pamje nga video

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu kanë vizituar vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në objektin e ish-Rilindjes.

Veseli me këtë rast tha se të gjitha këto artefakte do të jenë të ekspozuara në muzeun e gjenocidit dhe se do të jetë e pafalshme nëse ndërkombëtarët nuk e përkrahin Tribunalin Ndërkombëtar të iniciuar nga ai.

 Ai shprehu besimi që ky Tribunal do të ndodh. Kushtrim Gara nga komisioni qeveritar për të zhdukurit e njoftoi Veselin se rreth 948 rroba dhe artefakte ruhen ne këtë vend.

Veseli në vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu po viziton vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat