Hoti: Të pagjeturit janë provë e gjenocidit serb në Kosovë - Bota Sot
Hoti: Të pagjeturit janë provë e gjenocidit serb në Kosovë

Aktuale

Hoti: Të pagjeturit janë provë e gjenocidit serb në Kosovë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 12:53
Djali Ukshin Hoti, Andini

(E plotësuar) - Në 20-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, në Prizren sot është mbajtur akademi përkujtimore nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, nga ku është bërë thirrje edhe një herë që të dënohet krimi serb i kryer në Kosovë.

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti tha se fati i të pagjeturve është metaforë e dështimit politikë dhe faktorit ndërkombëtar.

Hoti: Të pagjeturit janë një provë e gjenocidit serb në Kosovë

"Fati i babit tim dhe u gjithë të pagjeturve tjerë është metafora e dështimit politikë dhe humanitar të faktorit ndërkombëtarë të Kosovës dhe gjithë organizatave të të drejtave të njeriut, që 20 vjet familjet tona jetojnë me ankthin e më të dashurve të tyre. Të pagjeturit janë një provë e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa Kosova sot për fat të mirë e ka një seancë ku fillon tribunalin e saj për dënimet e krimeve të luftës që Serbia e ka bërë në Kosovë. Të pagjeturit kanë vetëm një adresë është Serbia, ndërsa Kosovës i kërkohet të jetë konstruktive ne dialog me Serbinë, e cila jo vetëm që nuk pranon fajin por ka filluar edhe t'i mohoj edhe krimet e njohura botërisht. Ftoj institucionet e Kosovës që të kushtëzoj marrëveshjen me Serbinë derisa ajo mos të përgjigjet për njerëzit tanë dhe të ftoj bashkësinë ndërkombëtare, SHBA-në dhe BE-në që të shtojnë presionin ndaj Serbisë të paktën për hir t ë së njerëzores, për hir të lotëve dhe lutjeve të nënave tona", tha Hoti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke iu drejtuar djalit të Ukshin Hotit, tha se ky i fundit është babai i kombit. Madje, sipas tij, fati i tij është edhe sinonim i kombit tonë.

Veseli: Ukshin Hoti, baba i kombit në Kosovë

"Baba yt është baba i kombit tonë për këtu në Kosovë, të jesh i bindur... Fati i Ukshin Hotit nëse ka sinonim që lidhet me kombin tonë, nuk e di ka figurë tjetër të një mendimtari, ideologu të madh si Ukshin Hoti... E vërteta për Ukshin Hotin dikush thotë nuk dihet, dihet çdo ditë, ajo po ndodh çdo ditë, për faktin se Ukshin Hoti ishte një intelektual, ideolog, i cili fare pak çka mendonin tjerët.. Kur ka fol se kombi ynë duhet të ketë të drejtat e veta, se kombi ynë duhet të ketë ushtri, shtet, të tjerët janë frikuar të dëgjojnë prej tij, ky është një fakt dhe realitet", tha Veseli.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se duhet të kërkohet e drejta, e mohuar me vite të tëra, për të dënuar gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

Haradinaj: Armiqtë e lirisë zhdukën intelektualin kryengritës

"I mënjanuar dhe i ndjekur nga regjimi serb gjatë viteve të trazirave 1990-1991, i burgosur sërish në vitin 1994,unik në këndvështrimin politikë ndaj shoqërisë shqiptare dhe zëri moral i saj. Armiqtë e lirisë nuk i besuan as sistemit të burgjeve të hekurta, e nxorën nga burgjet dhe e çuan, e zhdukën intelektualin kryengritës. Sepse idetë e madhe të kryengritjes nuk arritën t'i burgosnin.... Jo rastësisht pushtuesi iu hakmor, Ukshin Hotit të Krushës, një nga masakrat më mizore te Kosovës... Sot kur po flasim për Ukën duhet ta shtrojmë pyetjen se cilat janë fuqitë tona kombëtare dhe sa jemi në nivel të detyrës për shtet-mbajtje. Ne kemi gjeografinë kompakte, popullsinë e re përballë kombeve fqinje që po plaken dhe ushtrinë. Por mbi të gjitha kemi edhe orientimin politik të palëkundur veri-atlantik... Sot ne duhet kërkojmë përgjigjen në pyetjen "Ku është Ukshin Hoti?", jo vetëm si parullë politike ngase Uka nuk u përkis te këtyre adresave", tha Haradinaj.

Ndonëse vendlindja e tij është Rahoveci, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se kanë vendosur që këtë akademi ta mbajnë në komunën e Prizrenit për shkak se konsiderohet kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve, dhe tempulli i dijes, ku edhe universiteti mban emrin e Ukshin Hotit.

Latifi: Përherë borxhli ndaj Ukshin Hotit

"Profili i tij prej një atdhetari të kulluar, humanisti, kryengritësi, prijës i mendimit politikë, udhërrëfyes drejt lirisë së dinjitetit njerëzor dhe kombëtarë, na bën të ndjehemi borxhli përherë ndaj jetës dhe veprimtarisë së tij", tha Latifi.

Të pranishëm, në këtë akademi përkujtimore, ishin edhe shumë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës e qytetarë. Të njëjtit po ashtu kanë bërë homazhe pranë bustit të Ukshin Hotit, në oborrin e Universitetit në Prizren që mban emrin e tij.

Ndryshe, më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por dhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Më 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, i cili bombardohet nga NATO-ja. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serb radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut.

Rojet dhe paramilitarët serb zbrazin plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitraloza, snajperë dhe bazuka. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë.

Human Rights Watch shkoi në vendin e ngjarjes më 24 maj 1999 dhe vë në dukje dëmet që do t’i publikojnë në raportin e tyre. Mirëpo Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre. Ai mbetet një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë.

Djali i Ukshin Hotit kërkon që mos të ketë dialog me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve

Në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës është mbajtur akademi përkujtimore.

I  biri i Ukshin Hotit, Andini ka ftuar institucionet e vendit që të kushtëzojnë dialogun me Serbinë, që pa u zbardh fati i të pagjeturve të mos ketë marrëveshje përfundimtare.

 "Kosova përveç qe u bë shtet ka formuar edhe ushtrinë, platformë që  ka pasur edhe babi im. Në 20 vjetorin e zhdukjes së babit tim, fati i babit dhe i te pagjeturve, është dështimi i organizatave të njeriut dhe institucioneve kosovare dhe faktorit ndërkombëtar. Te pagjeturit kanë vetëm një adresë, është drejtësia, ndërsa Serbia ka filluar edhe t’i mohojë krimet e njohura botërisht. Ftoj institucionet që të kushtëzojë marrëveshjen se pa u ditur  fati i tyre të mos ketë dialog, dhe faktori ndërkombëtar të shtoj presionin ndaj Serbisë", tha Hoti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur ‘Baba të kombit’  Ukshin Hotin.

"Andin baba yt është baba i kombit. E vërteta për Ukshin Hotin dikush thotë se nuk dihet, ajo dihet çdo ditë, ai ishte veprimtar, kur ka folur ai se Kosova duhet të ketë ushtri, pak kush ka guxuar të flas. Unë besoj shumë se kombi jonë ka perspektivë dhe do të jetë i fortë çdo ditë. Është  i përjetshëm kujtimi për të madhin Ukshin Hoti, ne sot jemi në Kuvend për të kërkuar drejtësi, për të dhe fëmijët e pleq të cilët kanë bërë gjenocid në Kosovë", tha ai.

 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se është nder të jetë këtu dhe që të kontribuojnë në zbardhjen e rastit të Ukshin Hotit.

 " I burgosur sepse zbërtheu kërkesat e shqiptarëve, i mënjanuar dhe unik në këndvështrimin politik. Amiqtë e  lirisë nuk i besuan, e hoqën nga burgu dhe e zhdukën. Një intelektual i cili nuk lejoi korruptimin e dijes. Jo rastësisht pushtuesi iu hakmorr. Sot kur po flasim për Ukën, duhet të shtrojmë pyetjen se sa jemi në detyrë të shtet mbajtjes. Jo vetëm si parullë politike, pyetja ‘Ku është Ukshin Hoti?’.  Duhet të kodifikojmë drejtën tonë, që krimet mos të kalojnë pa u dënuar. Të vazhdojmë të ndriçojmë jetën dhe veprën e tij", tha Haradinaj.

 Ndërsa, kryetari i komunës se Rahovecit, Smajl Latifi tha se pavarësisht se vendlindja e Ukshin Hotit është Rahoveci, kjo akademi po mbahet në Prizren, sepse konsiderohet kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve, dhe tempulli i dijes, ku edhe Universiteti i Prizrenit mban emrin e Ukshin Hotit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...