Përkujtohet dëshmori Abaz Thaçi - Bota Sot
Përkujtohet dëshmori Abaz Thaçi

Aktuale

Përkujtohet dëshmori Abaz Thaçi

Më: 16 maj 2019 Në ora: 13:10
Abaz Thaçi

Në Prishtinë sot është mbajtur akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së heroit Abaz Thaçi.

Akademia u organizua nën kujdesin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të manifestimit tradicional "Ditet e Shqipes".

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për veprën e heroit Abaz Thaçi, tha se ai vjen nga një familje patriotike dhe dha gjithçka për çlirimin e Kosovës.

"Ishte prej ushtarakëve më aktivë dhe më të afërt me ushtarët shqiptarë kudo që shërbenin. Kur shpërthyen luftërat në ish-Jugosllavi, Abazi me shokët këshilluan ushtarët që të largoheshin nga luftërat e tjera që nuk kishin nevoje të qëndrojnë. Kudo që ishte Abazi, malli për atdheun për Drenicën,  për Kosovën, bëri që ta braktisë perëndimin për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës. Dijen e marrë e vuri në shërbim të Kosovës", tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se Abaz Thaçi ishte një ushtarak që vinte nga një familje patriotike. Ndërsa, Arbër Thaçi, nipi i heroit, tha se citoi fjalë nga ditari personal i heroit: "Çdo pikë gjaku do ta jap qe Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur dhe populli të jetojë sa më mirë".

Ndryshe,  Abaz Thaçi ka rënë më 16 maj 1999. Ishte pjesë e Brigadës 138 “ Agim Ramadani”. Në vitin 2016, presidentja Atifete Jahjaga kishte ndarë Urdhrin Hero i Kosovës për Abaz Thaçi i njohur si Bjeshka-1. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...