Fotografi e papublikuar e Ukshin Hotit me dy prindërit - Bota Sot
Fotografi e papublikuar e Ukshin Hotit me dy prindërit

Aktuale

Fotografi e papublikuar e Ukshin Hotit me dy prindërit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 13:27
Ukshin Hoti me prindërit

Sot është shënuar 20 vjetori i zhdukjes së veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti.

Në këtë ditë, janë shënuar aktivitete të shumta dhe është diskutuar në seancën plenare të Kuvendit, në kujtim të Hotit.

Hoti u kujtua si njeri që dha gjithçka për vendin e tij, për fatin e të cilit nuk dihet as 20 vite nga zhdukja.

Në një fotografi që po qarkullon në internet, shihet veprimtari Hoti me dy prindërit e tij.

Kjo fotografi me ngjyra bardhë e zi është realizuar shumë kohë para luftës së fundit në Kosovë.

Sot i biri i Ukshinit, Andin Hoti ka ftuar institucionet e vendit që të kushtëzojnë dialogun me Serbinë, që pa u zbardh fati i të pagjeturve të mos ketë marrëveshje përfundimtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...