Kurti i reagon ashpër komisionit: Çka po kujtoni që secila ta ketë një kësi foto tmerruese?

Aktuale

Kurti i reagon ashpër komisionit: Çka po kujtoni që secila ta ketë një kësi foto tmerruese?

Nga: A.M. Më: 16 maj 2019 Në ora: 14:02
Fotoja e publikuar

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar ndaj deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët votuan kundër ligjit që e rregullon statusin e viktimave seksuale gjatë luftës.

Po ashtu, Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe për refuzimin nga komisioni për gratë e dhunuara për shkak të mungesës së dëshmive.

Postimi i plotë:

Përjetësisht e pafalshme çdo votë kundër ligjit që e rregullon statusin e viktimave seksuale gjatë luftës. E pafalshme çdo deklaratë idiote, sadiste, e dëmshme politikisht e deputetëve të PDK-së në atë kohë. E pafalshme që sot të njëjtit ftohen e nderohen nëpër studio televizive.

E pafalshme edhe se sa shumë gra që aplikojnë për statusin e viktimës refuzohen e sa dëshmi iu kërkohen. Burra e gra, bëhet fjalë për 20000 persona, NJËZETMIJË. Çka po kujton Komisioni? Që secila ta ketë një kësi foto tmerruese?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat