Palma: Zgjedhjet në veri të Kosovës janë zgjedhje për Beogradin apo Prishtinën

Aktuale

Palma: Zgjedhjet në veri të Kosovës janë zgjedhje për Beogradin apo Prishtinën

Nga: F. B. Më: 16 maj 2019 Në ora: 14:07
Palma

Kryetari i Partisë “Serbia Unike”, Dragan Markoviç Palma ka ftuar votuesit që në zgjedhjet lokale për kryetar të komunave në veri të Kosovës të votojnë Listën Serbe, shkruan “Novosti” transmeton “Bota sot”, duke shtuar se këto zgjedhje janë zgjedhje mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Kur në pyetje procesi zgjedhor në katër komunat e veriut të Kosovës, ato nuk janë vetëm zgjedhje lokale apo zgjedhje për zgjidhje personale. Këto janë zgjedhje për Beogradin apo Prishtinën” ka thënë Palma duke ftuar qytetarët që në mënyrë masive të dalin në zgjedhje të dielën me 19 maj dhe të votojnë Listën Serbe.

Sipas tij "Shqiptarët me këshilla nga disa vende evropiane dhe të një vendi të madh, kanë menduar se serbët nuk do të dalin në zgjedhje, pasi nuk janë hequr taksat, që mbetet edhe më tutje kusht për vazhdim të dialogut”.

Palma është shprehur se në këtë mënyrë ata kanë dashur që të marrin komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

“Evropa edhe më tutje toleron gjithçka që shqiptarët e Kosovës bëjnë përkundër të gjitha nënshkrimeve dhe dokumenteve. I propozoj Evropës që shqiptarëve të ju liberalizoj vizat, ndërsa ne do iu japim autobusët dhe brenda një viti do të kenë gjysmë milionë shqiptar në shtetet e tyre", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat