Bogujevci kërkon që fotografia e gruas duke u dhunuar nga serbët të largohet

Aktuale

Bogujevci kërkon që fotografia e gruas duke u dhunuar nga serbët të largohet

Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:08
Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka kërkuar që fotografia që është bërë publike sot nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, që dëshmon se si një grua ishte dhunuar nga serbët në sy të familjes të largohet.

Ajo ka kritikuar deputeten Brovina, duke thënë se kërkesë e familjes është që ajo fotografi të largohet edhe nga mediat.

Bogujevci: Të hiqet fotografia që u paraqit më herët, është kërkesë në fakt e familjarëve

“Kisha kërkuar nga mediat që të hiqet fotografia që u paraqit më herët, është kërkesë në fakt e familjarëve, janë të shqetësuar, kanë kontaktuar KRCT-në ku e udhëheqë z.Feride, e cila më njoftojë që janë tepër të shqetësuar. Kështu që, kisha kërkuar që të respektohen dhe të largohet ajo fotografi. Tjetra, z.Brovina më vjen shumë keq, por është komplet e padrejtë që u bë ajo. Shihet viktima, po thua që është gjallë, imagjinoje nëpër çfarë traume kalon ajo kur e sheh nëpër krejt mediat vetën e saj dhe familjen e saj. Plus të tjerash edhe familjare të tjerë që kanë kaluar nëpër trauma të njëjta ta shohin atë fotografi. Kjo i bie të mos trajtohet me dinjitet ai person. Po flas edhe vet nga përvoja ime, që nëse dikush e kish postua një fotografi të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur çfarë traume do të ishte për mua. Është e padrejtë dhe është e padinjitetshme, po flas për viktimat, e di qysh është . Më fal nuk e di a ke qëlluar ti me të ndodh diçka e tillë dhe me e pa vetën në krejt mediat në atë gjendje”, tha ajo.

Ajo ka thënë se në atë fotografi viktima shumë lehtë mund të identifikohet, ndërsa ka pyetur se cka nëse si rezultat i asaj fotografie viktimës i ndodh diçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat