Pacolli: Serbët bënin aktet më çnjerëzore ndaj shqiptarëve të Kosovës

Aktuale

Pacolli: Serbët bënin aktet më çnjerëzore ndaj shqiptarëve të Kosovës

Nga: Z.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:26
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ku shihen ushtarët serb duke e dhunuar një grua shqiptare, përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se ushtarët serb nuk mjaftoheshin me shfrenimin shtazarak në kryerjen e akteve kriminale, por detyronin që aktet e tyre të dëshmoheshin nga familjarët më të afërt të viktimave.

“Çmenduria e tyre shkonte deri aty që kriminelët siguroheshin që monstruoziteti i tyre të ruhej me pamje e zë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kriminelët monstruoz, ushtarë, paramilitar, civil serb, bënin aktet më çnjerëzore ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ata nuk mjaftoheshin me shfrenimin shtazarak në kryerjen e akteve kriminale, por detyronin që aktet e tyre të dëshmoheshin nga familjarët më të afërt të viktimave. Çmenduria e tyre shkonte deri aty që kriminelët siguroheshin që monstruoziteti i tyre të ruhej me pamje e zë. Duke dashur të na dehumanizojnë, këta kriminelë dëshmuan që janë monstrumë e monstrouz.
E keqja më e madhe ndaj njerëzimit dhe botës perendimore, është se këta kriminelë shetisin ende në liri.
Kjo nuk do të ndodhte, sikur komuniteti ndërkombëtar të mbante shtetin serb përgjegjës për krimet në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat