Profesori i Parisit: Flora Brovina është Enver Hoxhaj femër

Aktuale

Profesori i Parisit: Flora Brovina është Enver Hoxhaj femër

Nga: A.M. Më: 16 maj 2019 Në ora: 16:01
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetit e Parisit, Nezir Kraki, ka reaguar ashpër ndaj deputetes të Partisë Demokratike të Kosovës, pas publikimit të një fotoje në të cilën shihet një grua shqiptare duke u përdhunuar nga forcat serbe.

Ai përmes një postimi  në Facebook, ka shkruar se “E tash, edhe pas 20 vjetëve, e pajtuar me rolin e saj sikurse Enveri me dosta, del kërkon drejtësi duke e dhunu çdo parim të privatësisë me të vetmin qëllim që të çojë ujë në mullirin e bandave të njëjta për kinse nevojën e një gjykata te re”.

Postimi i plotë:

Flora Brovina është Enver Hoxhaj femer.

 

- person që di shkrim lexim por që ka 20 vjet që paturpshëm i shërben bandave e krimit, atyre që nuk mundësuan as drejtësi, as dënime e madje as denoncime të dinjitetshme të krimeve që ndodhen në Kosovë.

 

- person që në 20 vitet e fundit në CV-në e saj e ka veç një përvojë pune: ARGAT i bandave politike. Argat i atyre që bëjnë foto e selfie me urdhëruesit e po atyre krimeve.

 

- person që edhe pse ka pasë kapacitet ta dallojë të zezen nga e bardha ka zgjedhë të rreshtohet me të zezën.

 

E tash, edhe pas 20 vjetëve, e pajtuar me rolin e saj sikurse Enveri me dosta, del kërkon drejtësi duke e dhunu çdo parim të privatësisë me të vetmin qëllim që të çojë ujë në mullirin e bandave të njejta për kisne nevojen e një gjykata te re.

 

Ikni more tuxharë të krimit dhe dhunues të dinjitetit njerëzor se e çuditët botën!

A nuk e vereni se jeni turpi i këtij vendi që e keni çoroditë deri n’asht?

A nuk mjaftoheni me krejt çka perfituat e morrët deri sot?

 

Dhunimet janë krime monstruoze por po aq monstruze është përdorja e tyre në kalkulime të ulëta politike.

Gjithçka mund të pritet prej bandave por jo vullnet për drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat