Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi, ka thënë se për krimet e luftës më shumë janë dënuar shqiptarë se serbë, përcjell “Bota sot”.
“Ky fakt paradoksal të bën të mendosh se dikush në qarqet e vendimmarrjes ndërkombëtare ka vepruar me logjikën se me që shqiptarëve u dhamë lirinë dhe shtetin, do të bëhej e tepërt po t’u jepnim edhe drejtësinë për krimet e luftës, duke harruar në këtë rast një gjë esenciale : e vërteta dhe drejtësia për këto krime është arsyeja fundamentale e lirisë dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar Latifi.
Latifi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se këtë e ka kuptuar më së miri Serbia, e cila vazhdon me politikën e mohimit te krimeve në Kosovë.
Postimi i plotë:
Për krimet e luftës në Kosovë, më shumë ka të dënuar shqiptarë, se serbë. Ky fakt paradoksal të bën të mendosh se dikush në qarqet e vendimmarrjes ndërkombëtare ka vepruar me logjikën se me që shqiptarëve u dhamë lirinë dhe shtetin, do të bëhej e tepërt po t’u jepnim edhe drejtësinë për krimet e luftës, duke harruar në këtë rast një gjë esenciale : e vërteta dhe drejtësia për këto krime është arsyeja fundamentale e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Këtë e ka kuptuar më se miri Serbia, e cila duke vazhduar me politikën e mohimit te krimeve të saj në Kosovë, në fakt synon të delegjitimoj çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Prandaj, një gjë duhet ta kemi të qartë : kërkimi i drejtësisë për të kaluarën është njëkohësisht luftë për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.