Kosnett: SHBA thellësisht të përfshira në procesin e dialogut

Aktuale

Kosnett: SHBA thellësisht të përfshira në procesin e dialogut

Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:42
Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Philip Kosnett

Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Philip Kosnett tha sot se Shtetet e Bashkuara janë "thellësisht të përfshira" në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet me mbështetjen e BE dhe se bashkëpunojnë me përfaqësuesit e të dyja vendeve.

Në një intervistë për Radio Gorazhdevcin, diplomati amerikan përkujton se presidenti Donald Trump i kishte shkruar presidentëve të dyja shteteve, ku ka theksuar rëndësinë e procesit të dialogut dhe angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të ecur përpara në procesin e dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat