Haradinaj: Gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë e kanë vendin në burg

Aktuale

Haradinaj: Gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë e kanë vendin në burg

Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:54
Rashit Qalaj dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar fotografinë e publikuar gjatë ditës sotme ku shihet një grua duke u dhunuar nga paramilitarët serb është shprehur se institucionet e Kosovës gjithmonë do të qëndrojnë prapë viktimave të dhunës seksuale.

Për gjitha ata që i kanë kryer këto krime, shefi i ekzekutivit tha se duhet të shkojnë në burg.

Kreu i Qeverisë, tha se këtë e mbështet edhe më shumë që Kuvendi të vendos me bazë ligjore për gjitha krimet që janë bërë në Kosovë.

Sipas Haradinajt, një gjë është e sigurt që asnjëherë më Serbia nuk do të vendos kushte ndaj Kosovës, siç është bërë deri më tani.

Haradinaj: Ata që i kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg

“Unë e pash këtë fotografi ishte mjaft e trishtueshme, nuk mund të jap komente tjera politike për këtë foto që e pamw. Ne i kemi larguar nga institucionet ata që i kanë mohuar krimet, ata që i kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg, kushdo qofshin dhe kudo qofshin. Është shumë me rëndësi që Parlamenti i Kosovës sot me marr vendimin jashtëzakonisht të rëndësishëm duke vendosur bazë ligjore për krimet që janë kryer në Kosovë...një gjë është e qartë se nuk guxojmë kurrë me pranu kushte ndaj Serbisë. Ajo praktika që ajo me na vendos kushte si na ka vendosur në të kaluarën duhet të harrohet. Shiko nuk e kisha lidh ata që bën një vend me fotografinë. Gategoritë e luftës dhe të luftës seksuale dhe gjitha kategori janë bashkëkombësit tanë, qytetarët tanë, vëllezërit tanë, motrat tanë dhe pse e kanë një plagë mjaft të rëndë ju siguroj që Kosova e ndjen këtë dhe është me viktimat e luftës seksuale dh e do të jemi bashkë për t’i kaluar gjitha këto pengesa”, tha kreu i qeverisë Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë vizitës që ka bërë në Policinë e Kosovës. Me këtë rast, ai u shpreh se janë të përkushtuar për të përkrahur Policinë në fuqizimin ligjor për të qenë në nivel.

Haradinaj: Kosova e ka interes jetik që jemi duke e përkrah policinë

“Kosova e ka interes jetik që jemi duke e përkrah policinë të fuqizoj kapacitetet e tyre operative dhe të mbështes policinë me bazë ligjore në tema që ia garantojnë operimin e suksesshëm”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj u shpreh se janë të kënaqur me përkrahjen e qeverisë dhe se do të shtojnë gjitha masat që të jenë në nivelin e duhur.

Qalaj: Kjo përkrahje na obligon shtesë që të punojmë shumë

“ Ne jemi shumë të kënaqur që Qeveria e vendit është duke i bërë policisë. Kjo përkrahje na obligon shtesë që të punojmë shumë më shumë që të ofrojmë siguri për qytetarët tanë. Ne iu zotuam kryeministrit dhe ministrave që do të bëjmë maksimumin që të shtojmë aktivitetin tonë policor. Aktivitetin proaktiv që qytetarët tanë të ndihen sa më sigurt”, tha drejtori Qalaj.

Pjesë e këtij takimi ishin dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ai i Financave, Bedri Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat