Zeka nuk beson se do të krijohet Tribunal Ndërkombëtar për krime serbe - Bota Sot
Zeka nuk beson se do të krijohet Tribunal Ndërkombëtar për krime serbe

Aktuale

Zeka nuk beson se do të krijohet Tribunal Ndërkombëtar për krime serbe

Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:46
Milaim Zeka

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po zhvillohet seanca për gjenocidin serb në Kosovë.

Gjatë kësaj seance fjalën e ka marrë edhe deputeti Milaim Zeka i cili është shprehur se nuk mund të arrihet kurrë drejtësia që është neglizhuar ndër vite.

Kjo është një pjesë e fjalimit të tij:

Po të na kishte thirrur kryeparlamentari Kadri Veseli në zyrën e tij do ia kisha thënë në sy.

Ai thotë së ne do të lobojmë ndërkohë që ai nuk ka lobuar as tek deputetët.

Nuk është pronë e asnjë individi as muzeu i gjenocidit, as Tribunal, as gjykata, as instituti, kjo është lojë me neve dhe familjarët e tonë të zhdukur.

Unë nuk do të flas për masakrën e Abrisë ku ia kanë mbushur me gjak cucllen e bebes me gjakun e nënës së tij.

Do të ndalem tek tema, kemi ardhur këtu sepse klasa politike kanë heshtur kur UNMIK-u e mbylli një gazetë ditore pse gazetarja e zbuloi që një kriminel kishte bërë vrasje.

Heshtëm kur pranvera e fshatit Beleg, 16 vjeçare, e para femër shqiptare I intervistuar nga unë e transmetuar në BBC dhe televizone të Suedisë.

Ajo tha që nënat na kanë mbuluar me pleh mos me na përdhunuar, dhe ajo tregoi që I kanë përdhunuar 48 orë para familjarëve të saj e ua kanë sosë gjoksin me cigare.

Por temë u bë Vasfije Krasniqi sepse këtyre iu interesojnë çështjes politike.

Në heshtëm edhe kur u tha se me trupat e shqiptarëve u bë asfalt sepse nuk na u deshën për vota.

Krimineli nuk ka identitet, krimineli është vetëm kriminel dhe kjo klasë politike kanë lënë në krye të institucioneve njerëz që kanë punuar në policinë e Slobodan Milosheviqit.

Ne po duam të bëjmë drejtësi? Kur në shkollat tona nuk mësohet as 0000.1 për qind as për luftë e as për gjenocidin serb në Kosovë.

Zeka tha se Gjykata Speciale mund të bëhet vetëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

U fol për institutin e drejtësisë, por ai institut është krijuar të zbutet papunësia, aty vetëm janë punësuar njerëz, është punësuar Zejnullah Gruda që asnjëherë as 2 minuta nuk ka dalur nga zyra.

Në këtë vend asnjë iniciativë që ka shkuar në mbledhje të fakteve të gjenocidit serb nuk është mbështetur nga institucionet.

Ëndrra e parë me kriju republikë të Burdushit dhe ëndrra e dytë ka qenë me u pasuru e me u ba multimilionera.

Ky Tribunal asnjëherë nuk do të krijohet, Tribunal vendor po, por ndërkombëtar jo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...