Thaçi: E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb

Aktuale

Thaçi: E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb

Nga: Z.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 20:49
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për dënimin e gjenocidit serb., përcjell “Bota sot”.

Thaçi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se kjo është e para, rezolutë, e cila i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë

Postimi i plotë:

E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat