Ahmeti: Dëmin që ja keni bërë viktimave dhe Kosovës me foto të rrejshme është tepër i madh

Aktuale

Ahmeti: Dëmin që ja keni bërë viktimave dhe Kosovës me foto të rrejshme është tepër i madh

Nga: Z.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 21:03
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të fotografive nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Borvina, përcjell “Bota sot”.

Ahmeti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se dëmin që ja keni bërë viktimave dhe Kosovës në përgjithësi me foto të rrejshme është tepër i madh.

“Tani vazhdojnë propagandën e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë por vec foto të rrejshme si kjo sot”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në disa medie po qarkullon një lajm se kjo fotografi e publikuar sot nga deputetja Flora Brovina, gjendet në një faqe të filmave për të rritur.

Postimi i plotë:

Dëmin që ja keni bo viktimave dhe Kosovës në përgjithësi me foto të rrejshme është tepër i madh. Me pas pagu armiqët tonë më mirë nuk e kishin pas. Tani vazhdojnë propagandën e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë por veç foto të rrejshme si kjo sot.

Kush e organizoi krejt këtë turp? Kush del para viktimave e familjeve të viktimave me ju thënë që kanë rrejt me foto kur ska pas nevojë se dëshmi ka gjithandej?

Kjo nuk falet!

P.S. plus del një parti opozitare dhe thotë ka reagu familja e viktimës në foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat