Kjo është historia e fotos të publikuar sot nga Flora Brovina

Aktuale

Kjo është historia e fotos të publikuar sot nga Flora Brovina

Më: 16 maj 2019 Në ora: 21:06
Flora Brovina

Deputetja e PDK’së në seancën e thirrur nga shefi i saj, Kadri Veseli, publikoi një fotografi të një vajze që po dhunohej nga disa ushtarë. Tha se vajza është shqiptare nga Kosova, ndërsa ishte dhunuar nga forcat serbe.

Rreth 20 mijë gra shqiptare janë dhunuar nga serbët, por duket se Brovina nuk e ka ilustruar me një fotografi të duhur krimin nga forcat serbe.

Fotografia e njëjta me vite të tëra qarkullon në media botërore dhe në sajte pornorgrafike.

Me kërkimet në Google, del që fotografia e publikuar sot nga deputetja e PDK’së, është përdorë më herët nga iranianët për  propagandër kundër ushtarëve amerikanë.

Sajte iraniane e kanë publikuar këtë fotografi që nga viti 2004, duke akuzuar ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image

Media ka zbuluar se fotografitë gjenden në një sajt pornografik.

Ndryshe, sot në Kuvend, Brovina ka publikuar fotografi ku shihet një vajzë, duke thënë se e ka marrë lejen nga vajza dhe familja e saj.

“Po sigurisht. Prej nënës kam marrë leje. Kam marrë leje edhe nga vetë personi“, ka thënë sot Brovina nga Kuvendi e T7.

Publikimi i kësaj fotografie ka nxitur reagime nga shoqëria civile, deputetë, e rrjete grave. Ka reaguar edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Media  të enjten mbrëma ka provuar ta kontaktojë Brovinën, por ajo nuk ka qenë e qasshme.

Mirëpo, Brovina do të flasë në emisionin Pressing për historinë e kësaj fotografie.

Feride Rushiti, drejtuese e qendrës së rehabilimit të  viktimave seksuale,  ka thënë se nuk e kanë asnjë të dhënë në qendrën e tyre për gruan që Brovina foli sot.

Image

““Nuk është anëtare e jona [gruaja në foto]. Ajo [Flora Brovina] nuk na ka treguar se cfarë fakte ka, vetëm na ka thënë se ka fakte, por nuk na ka treguar ato”, ka thënë Rushiti. “, ka thënë Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat