Abazi e zbulon nga cili politikan i Kosovës po përdoret Brovina si instrument

Aktuale

Abazi e zbulon nga cili politikan i Kosovës po përdoret Brovina si instrument

Nga: A.ZH Më: 16 maj 2019 Në ora: 21:32
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi ka komentuar pas zbulimit se fotografia që të cilën e publikoi sot deputetja e PDK-së Flora Brovina, ku aludonte se ishte një femër shqiptare duke u dhunuar nga forcat serbe, në fakt nuk është bërë në Kosovë.

Fotografia e njëjtë me vite të tëra qarkullon në media botërore dhe në sajte pornorgrafike. Bëhet fjalë saktësisht për një fotografi, të cilët e kanë përdorët irakianët më herët për propagandë kundër ushtarëve amerikanë. 

E duke komentuar këtë, analisti Haki Abazi ka thënë në T7 se Brovina po përdoret si instrument dhe mburojë për kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ai ka thënë se publikimi i kësaj fotoje, është bërë për shkak të hetimeve nga Komisioni Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq dhe për shkak të Gjykatës Speciale, përcjell Bota sot.

“E kanë vendosur Flora Brovinën, si instrument për ta ndihmuar Kadri Veselin. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në bllokadën para disa viteve në parlament. Ajo ka manipuluar ndjenjat e publikut dhe duhet të marrë përgjegjësi ajo, madje edhe Partia Demokratike e Kosovës”, ka theksuar Abazi.

Abazi ka akuzuar për patriotizëm të falsifikuar.

“Kemi të bëjmë me patriotizëm të falsifikuar më krimet që Serbia dosido i ka kryer në Kosovë. Ato krime duhet t’i lihen drejtësisë kredibile”, është shprehur Abazi.

Ai ka shprehur keqardhje për vuajtjet e deputetes së PDK-së nga regjimi serb, mirëpo ka thënë se Brovina si grua në moshë, nuk mund të jetë mashtruar nga dikush për publikimin e fotos në fjalë.

“Unë shpreh keqardhje për vuajtjet e saj nga regjimi serb. Ajo është grua në moshë dhe nuk mund të falet se mund të mashtrohet nga dikush. Ajo e ka vendos veten si mburojë dhe instrument për kryeparlamentarin Kadri Veseli”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse del se fotografia është pornografi, Brovina dhe PDK-ja, duhet të japin përgjegjësi.

“Në rast se del se fotografia është pornografi, në fakt del që ajo ka mashtuar gjithë opinionin dhe përgjegjësinë duhet ta marr ajo dhe Grupi Parlamentar i PDK-së”, ka theksuar Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat