A e shtyu PDK-ja dhe Veseli ta publikojë fotografinë, ja përgjigjja e Brovinës

Aktuale

A e shtyu PDK-ja dhe Veseli ta publikojë fotografinë, ja përgjigjja e Brovinës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 22:05
Flora Brovina

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina, në emisionin Pressing, ka mohuar se udhëheqësit e partisë së saj e kanë shtyrë që të publikonte fotografinë e një vajze duke u dhunuar, në seancën që e thirri shefi i PDK’së, Kadri Veseli.

Brovina, e cila ka thënë se fotografia është nga lufta e Kosovës, edhe pse e njëjta është gjetur në sajte pornografike, insiston në verëtësinë e kësaj fotoje.

Ajo thotë se askush nga partia e saj nuk e ka shtyrë atë të publikonte fotografinë.

“As nuk e kanë ditur se cka kam pasur për të prezantuar sot në Kuvend. Askush nuk më ka shtyrë ta publikojë atë fotografi. Mund t’i pyesni të gjithë”, ka thënë deputetja e PDK’së.

Media sot ka gjetur në internet fotografitë identike me atë që ka publikuar deputetja Brovina. Fotografitë nga e njëjta skenë gjenden në disa sajte pornografike dhe janë shfrytëzuar më herët nga irakianët për të propaganduar se ushtarët amerikanë po kryenin dhunime të vajzave nga Iraku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat