Rushiti reagon ashpër: Mediokërit mbytën zërin e viktimave të dhunës

Aktuale

Rushiti reagon ashpër: Mediokërit mbytën zërin e viktimave të dhunës

Nga: A.ZH Më: 16 maj 2019 Në ora: 22:27
Feride Rushiti

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Feride Rushiti, ka reaguar pas publikimit të fotografisë së “rremë” nga Flora Brovina, ku aludohej se ishte një femër shqiptare duke u dhunuar nga forcat serbe.

Rushiti e ka quajtur “mediokër” Brovinën, duke thënë se ajo ka dashur që të tregonte se si dukje një “akt i përdhunimit seksual”.

Ajo ka thënë se publikimin i fotos vetëm sa mbyti zërin e viktimave të mbijetuara nga dhuna seksuale, në kohën kur ato kanë më së shumti nevojë.

Reagimi i Rushitit:

Miti i Sizifit, duket sikur na percjell ne cdo hap te jetes, qofte si individ apo shoqeri. Sa here qe jemi afer majes, sikur dikush na rrokullis dhe na kthen nga e para, duke shkaterrua gjithcka te ndertuar.

Ajo qe ngjau sot, me publikimin e asaj fotografie, dukej sikur keta medioker donin te na tregonin se si mund te dukej nje akt i perdhunimet seksual. Ne fakt mediokriteti beri vetem nje gje: mbyti Zerin e viktimave - te mbijetuar te dhunes seksuale, pikerisht ne kohen kur te mbijetuarit kane nevoje si kurre me pare qe te Behemi Zeri i tyre.

#Behuzëriityre

#BOLLMO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat