Zeka: Publikimi i fotove nga Flora Brovina, shkaktoi termet, po flitet se kjo është bërë me këshillën e Veselit

Aktuale

Zeka: Publikimi i fotove nga Flora Brovina, shkaktoi termet, po flitet se kjo është bërë me këshillën e Veselit

Nga: Z.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 22:40
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar për fotot e publikuara nga, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, siç thotë ai, publikimi i fotove nga Brovina shkaktoi tërmet, ngase,sipas tij, po flitet se kjo është bërë me këshillën e Kadri Veselit, përcjell “Bota sot”.
 

Zeka këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se më vjen keq qe fjalimi im sot doli qe është i vërtetë. Thash se çdo gjë po bëhet për vota. Edhe viktimat për vota. Edhe te pagjeturit janë bere vota.

Ndryshe, sot deputetja e PDK’së në seancën e thirrur nga shefi i saj, Kadri Veseli, publikoi një fotografi të një vajze që po dhunohej nga disa ushtarë. Tha se vajza është shqiptare nga Kosova, ndërsa ishte dhunuar nga forcat serbe.

Postimi i plotë:

Dy ngjareje teper te renda sot ne Kuvend

Publikimi i fotove nga Flora Brovina, shkaktoi termet. Po thuhet se e ka ba me keshillen e Kryetarit Veseli.

Ne foltore doli deputetja e VV-se, ku tha se “familjaret e viktimes po kerkojne qe kjo foto te hiqet nga botimi”!
Kjo “vertetoi” se foto ishte e vertete. Doli se ngjarja “ka ndodhur”!

Me vone doli se krejte kjo eshte nje skene e nje filmi pornografik i luajtur ne Irak, ku pershkruante te bemat e ushtareve amerikan atje.

Me vjen keq qe fjalimi im sot doli qe eshte i vertete. Thash se çdo gje po behet per vota. Edhe viktimat per vota. Edhe te pagjeturit jane bere vota.

Turp!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat