Zyrtari i PDK-së kërkon dorëheqjen: Kemi rënë në provim sot, Brovina ka manipuluar

Aktuale

Zyrtari i PDK-së kërkon dorëheqjen: Kemi rënë në provim sot, Brovina ka manipuluar

Më: 17 maj 2019 Në ora: 00:25
Arben Gecaj

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, ka reaguar pas raportimeve në media se është e rreme fotografia e publikuar nga deputetja e partisë së tij, Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila, sipas saj, shfaqte rastin e përdhunimit të një shqiptareje nga ushtarët serbë gjatë luftës.

Gecaj, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, në internet, ka kërkuar dorëheqjen e koleges së saj partiake.

“Partia politike duhet të ketë organe, sistem dhe para e gjithash planifikim të veprimeve deri ne detaje, e sidomos ne Kuvend”, ka shkruar ai.

“Veprimi i deputetes sot, pa paralajmerim ne mbledhje te grupit parlamentar, spontan dhe plotesisht manipulativ ka shkatrruar shume. Po ashtu, grupi parlamentar i partise duhet me marrë përgjegjesinë. Sot kemi ra në provim, edhe atë me pjesen me te ndiejshme te vendit tonë. Sot u dhunuan edhe njeher te gjitha viktimat, familjaret dhe mbijetuarit”, ka thënë Gecaj.

“Deputetja Brovina qe sonte duhet te dorëhiqet. Partia Demokratike duhet te reflektojë, sonte te kerkoje falje dhe te ketë shumë kujdes”, ka shtuar ai.

“Antaresia e saj eshte tejet e mllefosur”, ka thënë Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat