Lekaj dhe Berisha flasin për marrjen në kontroll të hapësirës së ulët ajrore - Bota Sot
Lekaj dhe Berisha flasin për marrjen në kontroll të hapësirës së ulët ajrore

Aktuale

Lekaj dhe Berisha flasin për marrjen në kontroll të hapësirës së ulët ajrore

Më: 17 maj 2019 Në ora: 10:04
Pal Lekaj dhe Eset Berisha

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka takuar drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, me të cilin kanë diskutuar për ndryshimet që pritet t’i bëhen Ligjit për Aviacionin Civil, mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve dhe përgatitjet drejt marrjes në kontroll të hapësirës së ulët ajrore.

Ai ka shkruar në Facebook se është njoftuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil se Kompania e njohur Eurowings, pjesë e familjes Lufthansa, nga qershori do të shtrijë operimin e saj në Kosovë.

Sipas tij, e fillon me stacionimin e aeroplanit të parë në ANP “Adem Jashari”, për të vazhduar më pas edhe me hapjen e qendrës trajnuese dhe punësimit të vendasve.

“Krahas kësaj, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, më informoi edhe për zhvillime dhe të arritura të tjera të institucionit që ai drejton. Në veçanti diskutuam për veprimet e ndërmarra për rritjen e sigurisë, ndryshimet që pritet t’i bëhen Ligjit për Aviacionin Civil, mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve dhe përgatitjet drejt marrjes në kontroll të hapësirës së ulët ajrore. Ritheksova edhe njëherë zotimin tim për të siguruar trajtim meritor për personelin e aviacionit brenda administratës së shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...