Vasfije Krasniqi ka dy fjalë pasi Flora Brovina e pranoi fajin për fotografinë e rrejshme

Aktuale

Vasfije Krasniqi ka dy fjalë pasi Flora Brovina e pranoi fajin për fotografinë e rrejshme

Nga: D.RR Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:37
Vasfije Krasniqi

Vasfije Krasniqit-Goodman, nuk i ka penguar manipulimi me foto pornografike të publikuara nga deputetja Flora Brovina, e kjo e fundit e pranoi sot se është fajtore dhe nuk e ka verifikuar fotografinë, transmeton "Bota sot".

Mirëpo Vasfija ka shkruar në rrjetin e saj social Facebook se, nuk do të ndalet asnjëherë deri sa ta arrijë drejtësinë për krimet serbe që janë kryer në Kosovë dhe se zëri i saj do të jetë gjithmonë një jehonë për të vërtetën e madhe.

Ajo ka një mesazh edhe për institucionet e Kosovës, që ta kërkojnë drejtësinë për hir të viktimave.

Postimi i plotë:

Motra e Vllazen të dashtun ju që e patet fatin e njejt me mua, fat që tashmë jeten tonë po e rendon, edhe ju vendas te mi nga Kosova, dua të ju them dhe të ju siguroi që zeri im do të jehoj gjithëandej për të vertetën e madhe. Kot mundohen me mohime, me foto apo ne forma tjera sepse një ditë drejtësia do të triumfoj. Përderisa ne kërkoim drejtësi nga institucionet tona, ata duhet të gjejn mundesi për të ardhur deri tek drejtësia, sepse ne nuk do të dorezohemi kurrë, gjerat duhet bërë pamvarsisht pengesave. Bëjeni për viktimat.

Une Buqja e juaja ju pershendes pa fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat