Brovina thotë se është e gatshme të ofrojë dorëheqjen pas skandalit të djeshëm

Aktuale

Brovina thotë se është e gatshme të ofrojë dorëheqjen pas skandalit të djeshëm

Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:50
Flora Brovina

Deputetja e Kosovës, Flora Brovina, e cila tronditi opinionin me një fotografi ku pretendohej që dukeshin ushtarë serbë teksa dhunonin një grua shqiptare, ka dhënë sot një deklaratë në Polici pas raportimeve se fotografia ishte e rreme.

Ajo para pak çastesh ka folur para mediave ku e ka marrë përsipër fajin dhe ka kërkuar falje për rastin. Brovina është shprehur se fotografinë e ka marrë në vitin 2003 dhe se nuk e ka pasur idenë që ka qenë e falsifikuar.

E pyetur se a është e gatshme të dorëhiqet pas këtij rasti, Brovina ka lënë të nënkuptojë se dorëheqjen po e shqyrton si opsion.

“Jam në disponim për çdo gjë, sepse përmbi mua është historia e shtetit tim. Unë jam person i parëndësishëm”, ka thënë Brovina para gazetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat