Saraçi do të ngrit padi ndaj Flora Brovinës: Kam pasë dëshirë të denoncoj serbët e jo një mike

Aktuale

Saraçi do të ngrit padi ndaj Flora Brovinës: Kam pasë dëshirë të denoncoj serbët e jo një mike

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:00

(E plotësuar) - Ish-deputetja Mevlyde Saraçi, gruaja e cila u akuzua nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, që ia kishte dorëzuar fotografinë për kinse dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë, ka mohuar në mënyrë kategorike që ia ka dorëzuar atë fotografi deputetes Brovina, duke e cilësuar si shpifje dhe për këtë njoftoi se do ta padis atë.

Saraçi tha se ndihet e turpëruar për atë që i është përmendur emri, duke u shprehur me vendosmëri, se ajo nuk përdor zarfe dhe se po të kishte diçka do ta dërgonte në prokurori.

Saraçi: Unë nuk kam përdorur zarfe

“Në asnjë rast në asnjë moment unë nuk kam përdorur zarfe, e aq më pak gjatë jetës sime unë nuk jam marr me filma pornografik. Dhe unë ndihem shumë e turpëruar me përmendjen e emrit tim. Ndoshta ka qenë nxitim i zonjës Flora Brovina, të cilën e kam kolege, jo vetëm në politik sa kem qenë bashkë në Parlament, por dhe si bashkëqytetare. Por në asnjë moment nuk e pranoj përcjelljen e pafajësisë si fajësi, që unë të hënën të paraqitem në Policinë e Kosovës për të dhënë dëshmi për një fotografi të cilën nuk e njoh dhe nuk e kam pa kurrë. Sikur të kisha atë fotografi unë do të dërgoja menjëherë në Prokurori”, tha ajo.

Duke përmendur pretendimet e deputetes Brovina, Saraçi tha se do ta padis për gjitha ato që ka deklaruar ajo, pasi i konsideron si gënjeshtra.

Saraçi: Patjetër që do ta padis, sepse kjo është drejtpërdrejtë shpifje

“Detyra ime e parë është që t’i tregoj opinionit se emri im është keqpërdorur. Nuk e di a e ka pas me qëllim apo ka gabuar, por emri im është potencuar pa të drejt dhe unë në këtë moment jam detyruar që të ndërmarrë hapa. Por e para e punës është që të hënën të shkoj të jap deklaratën në polici...patjetër që do ta padis sepse kjo është drejtpërdrejtë shpifje kundër ish një deputete dhe një grua që ka punuar gjithë jetën për Kosovën”, u shpreh ish-deputetja Saraçi.

Mes tjerash, ajo tha se pret kërkim falje nga ana e deputetes Brovina për gjithë këtë që ka ndodhur këto dy ditë. Ndërsa, bëri të ditur se prej vitit 2007 nuk është anëtare e LDK-së.

***

Përfaqësuesja e Grupit të Shoqërisë Civile, Mevlyde Saraçi është deklaruar për media pas apostrofimit që ia bëri deputetja Flora Brovina lidhur me fotografinë e rëndë të publikuar dje për dhunimin e një gruaje shqiptare nga ushtarë serbë.

Saraçi ka thënë se do ta padisë Brovinën ndërsa të hënën do të japë intervistë në Polici.

”Natyrisht që do ta padis për shpifje Brovinën. Shpifje ndaj një ish- deputete, gruaje që ka punuar gjithë jetën për Kosovën dhe do të vazhdoj të punojë për grumbullimin e dëshmie për krime lufte. Jam e detyuar përkundër dëshirës. Kam pasë dëshirë të denoncoj serbët, e jo njëra tjetrën aq më shumë një mike. S’ka pasë pasë nevojë të potencojë emra. Të kërkojë falje për përmendjen e emrit. Si individ do të ushtoj padi’’, ka thënë Saraçi.

Tutje ajo thotë se është keqpërdorur emri i saj nga Brovina.

‘’Edhe sot nuk e kam përcjell, dicka që nuk më përket mua. Kam pasë angazhime ditore.  Brovina pati intervsita kontradiktore. Nuk do të luftoj. Jam e detyruar që përmes organeve të drejtëisë të vperoj . Ti tregoj opininionit se emri është keqpërdorur se di a e ka pasë me qëllim apo gabuar. Jam e detyryar të marrë hapa. Të hënën do të japë intervistë në Polici’’, tha ajo.

“Asnjë moment nuk kam qenë nënkryetare e komisionit. Puna ime nuk është fusha ime të merrem me gra të dhunuara. Unë nuk kam përdorur zarfe, ndihem e turpëruar  për përmendjen emrit tim. Sikur të kisha atë fotografi do të dërgoja në prokurori. Emri  im është keqpërdorur”, tha tutje Saraçi.

Gjatë ditës së sotme, deputetja e PDK-së Flora Brovina pasi është  intervistuar nga prokuroria në lidhje me fotografinë e publikuar e cila doli të jetë pjesë e një filmi pornografik irakian, tha se atë fotografi e kishte pranuar në vitin 2003 nga ish deputetja e LDK-së,  Mevlyde Saraçi, e cila në atë kohë mbante postin e nënkryetares së Komisionit për Persona të Zhdukur.

Flet Mevlyde Saraçi tregon a ia ka dhënë fotografinë Flora Brovinës

Përfaqësuesja e Grupit të Shoqërisë Civile, Mevlyde Saraçi, e cila u akuzua nga deputetja e PDK-së Flora Brovina që ia kishte dorëzuar fotografinë për kinse dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë, të cilën e paraqiti dje në publik, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me atë fotografi.

Përmes telefonit,  ish- deputetja e LDK-së, i tha KosovaPress-it se hera e parë që e ka parë atë fotografi ka qenë dita e djeshme kur deputetja Brovina e prezantoi para mediave dhe në Kuvendin e Kosovës.

‘Po më vjen shumë keq që më paska përfshi në një situatë të tillë. Hera e parë që e kam parë atë fotografi është dita e djeshme kur me shumë vëmendje e kam përcjellë  ngjarjen”, tha Saraçi.

Ajo madje tha se është e çuditshme se si në këto momente deputetja Brovina po kujtohet për të.

“Unë që nga viti 2007 jam e papunë, dhe Flora Brovina nuk u kujtua kurrë për mua, ndërsa u kujtua të më përfshijë në këtë rast. Por s’ka gjë, do të merrem me këtë çështje dhe do ta bëjë demantin e duhur”, tha Saraçi përmes telefonit.

 Ndryshe, gjatë ditës së sotme, deputetja e PDK-së Flora Brovina pasi është  intervistuar nga prokuroria në lidhje me fotografinë e publikuar e cila doli të jetë pjesë e një filmi pornografik irakian, tha se atë fotografi e kishte pranuar në vitin 2003 nga ish deputetja e LDK-së,  Mevlyde Saraqi, e cila në atë kohë mbante postin e nënkryetares së Komisionit për Persona të Zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat