Flora Brovina tregon se çfarë bisedoi me Veselin para publikimit të fotografisë

Aktuale

Flora Brovina tregon se çfarë bisedoi me Veselin para publikimit të fotografisë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:05
Flora Brovina

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka folur para gazetarëve pas intervistimit nga Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Brovina është pyetur rreth publikimit të fotografisë së djeshme, e cila doli të jetë marrë nga një faqe pornografike.

Deputetja ka treguar se kryeparlamentari Veseli nuk ka qenë në dijeni për fotografinë, vetëm se ishte konsultuar me të se cilin dokument ta paraqiste para mediave.

“Nuk e kam pyetur Veselin rreth asaj foto, unë kam pasur edhe disa dokumente të tjera dhe jam konsultuar se cilin ta paraqes, pra cili do të ishte më i fortë për të paraqitur gjenocidin serb”, ka thënë Brovina.

Kujtojmë se deputetja është marrë në pyetje në rolin e dëshmitares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat