Sveçla: Kaq mund të dënohen Flora Brovina e Kadri Veseli

Aktuale

Sveçla: Kaq mund të dënohen Flora Brovina e Kadri Veseli

Nga: A.ZH Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:30
Kadri Veseli dhe Flora Brovina

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, ka thënë se drejtësia duhet të veprojë në rastin e deputetes së PDK-së Flora Brovina, e cila ka pranuar se fotoja e publikuar dje për dhunimin e një femre shqiptare nga serbët, ishte e falsifikuar.

Sveçla ka thënë se sipas Kodit Penal të Kosovës, Flora mund të dënohet me gjobë ose burgim prej tre muaj deri në tre vjet, për prova të rreme.

Ndërsa, sipas tij, në rastin e kryeparlamentarit Kadri Veseli, mund të dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, “për shkak të nxitjes së një personi për të dhënë deklaratë të rreme”.

Reagimi i Sveçlës:

Drejtësia duhet të veproj.

Flora;

• Neni 390, par. 2 i Kodit Penal: "Kushdo që ofron prova të rreme për veprën penale . . . dënohet me [gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet]"

Kadri;

• Neni 394, par. 1 i Kodit Penal ("Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare"): "1. Kushdo që me anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të . . . nxitjes së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë . . . në procedurë zyrtare . . . dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet"

• Neni 32, par. 1 i Kodit Penal ("Shtytja"): "Kushdo që me dashje e shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është kryer".

Vetëm kështu mund te riparohet reputacioni i Kosoves.

Ose, reagimi masiv qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat