Mustafa takohet me ambasadorin amerikan, LDK tregon çka folën - Bota Sot
Mustafa takohet me ambasadorin amerikan, LDK tregon çka folën

Aktuale

Mustafa takohet me ambasadorin amerikan, LDK tregon çka folën

Nga: A.ZH Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:06
Pamje nga takimit i Mustafës me ambasadorin amerikan Kosnett

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës është takuar me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas njoftimit të lëshuar nga LDK-ja, Mustafa e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett për qëndrimet dhe vlerësimet e LDK-së mbi korrupsionin e lartë në vend, dëmtimet nga ana e Qeverisë e marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë, përplasjet e udhëheqësve të institucioneve më të larta dhe rreth dialogut me Serbinë.

“Njëkohësisht, kryetari Mustafa shpalosi programin e LDK-së mbi zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë, përmirësimin e arsimit, të shëndetësisë dhe forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit”, ka thënë LDK.

Image

Mustafa ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen e pazëvendësueshme që i kanë dhënë Kosovës gjatë gjithë kohës, ndërsa ka uruar që partneriteti me SHBA-të të thellohet edhe më tutje.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...