Heshtje morti në PDK – askush nuk po flet pas skandalit të Brovinës

Aktuale

Heshtje morti në PDK – askush nuk po flet pas skandalit të Brovinës

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:32
Asnjë zyrtar i kësaj partie nuk është bërë i gjallë sot

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, ka qenë njeriu i fundit që ka folur për skandalin e Flora Brovinës. Veseli është deklaruar mbrëmë [enjten] në orët e vona, ndërkohë sot gjatë gjithë ditës kampin e tij e ka përshkruar një heshtje morti.

Asnjë zyrtar i kësaj partie nuk është bërë i gjallë sot, edhe përkundër faktit se deputetja e tyre po zë faqet e para të gazetave për skandalin e shkaktuar në Kuvendin e Kosovës.

Nuk ka reaguar asjnë figurë e lartë e PDK’së, e as të zëshmit e partisë, Blerand Stavileci,  Memli Krasniqi e Uran Ismaili e zyrtarë tjerë përfshirë deputetët e këtij subjekti.

Kjo mbase me urdhër të Veselit, i cili mbrëmë tha që ajo që ka bërë Flora Brovina të enjten në Kuvendin e Kosovës, është një vendim individual i saj, për të cilin bartë përgjegjësi.

Veseli në deklaratat e bëra dje është distancuar plotësisht nga deputetja Brovina, duke thënë se për veprimin e ndërmarrë në Kuvend, nuk kishin fare dakordim.

I vetmi zyrtar i PDK’së që ka folur është Arben Gecaj i cili ka thënë se partia politike duhet të ketë organe, sistem dhe para e gjithash planifikim të veprimeve deri ne detaje, e sidomos ne Kuvend. Ai ka thënë se ajo që ka bërë Brovina është mashtrim.

“Veprimi i deputetes sot, pa paralajmërim ne mbledhje te grupit parlamentar, spontan dhe plotësisht manipulativ ka shkatrruar shume. Po ashtu, grupi parlamentar i partisë duhet të marrë përgjegjesinë. Sot kemi ra në provim, edhe atë me pjesen me te ndiejshme te vendit tonë. Sot u dhunuan edhe njeher te gjitha viktimat, familjaret dhe mbijetuarit.

Deputetja Brovina qe sonte duhet te dorëhiqet. Partia Demokratike duhet te reflektojë, sonte te kerkoje falje dhe te ketë shumë kujdes.

Antaresia e saj është tejet e mllefosur” ka shkrur ai.

Gecaj deri më tani ka mbetur i vetmi që ka folur nga PDK pos Veselit.

Ndërkohë Brovina gjatë ditës së stome është intervistuar nga Prokuroria në cilësinë e të dyshuarës, e në një konferencë për media, ka thënë  se nuk i besohet që një fotografi e tillë mund të jetë e falsifikuar.

Madje Brovina ka thënë se atë fotografi në zarf ia ka dhënë ish-deputetja e LDK’së, Mevlyde Saraçi, në vitin 2003, në cilësinë e nënkryetares së Komisionit për Persona të Zhdukur.

Publikimi i fotografisë  ku shihet një skenë dhunimi, ka prodhuar një skandal të madh në Kosovë, pasi është gjetur që ato pamje janë shkëputur nga një film pornografik i gjiruar diku në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat