Rexhaj: Mirë që Flora Brovinën nuk e kanë vra serbët, sepse sot do të njihej si heroinë

Aktuale

Rexhaj: Mirë që Flora Brovinën nuk e kanë vra serbët, sepse sot do të njihej si heroinë

Nga: K.M Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:57
Sali Rexhaj

Pas ngjarjeve të ditës së djeshme dhe të sotme, nga skandali i Flora Brovinës me fotografinë e rreme, me anë të një postimi të tijin në facebook ka reaguar veprimtari Sali Rexhaj. Ai thotë se do të ishte për të ardhur keq nëse Brovina do të vritej nga serbët, e sot të e njihnim si heroinë.

Postimi i plotë i Rexhajt:

“Flora Brovina, po të vritej nga serbët, apo vdiste në burgje serbe, largë asaj se ja dua vdekjen, do të shpallej heroinë.
Do të ishte padrejtësi shumë e madhe që një njeri i poshtër në te gjitha aspektet, do të rrespektohej sot pa të drejtë.
Fatkeqësia është diku tjetër, si Flora kemi edhe shumë të tjerë. Të gjallë e të vdekur.
Vetëm brenda këtyre 24 orëve u pa fytyra e sajë e vërtetë. Çdo gjë që tha dje, sot i lepiu në mënyrën më të ndyrë.
Fund më të keq, por të merituar, nuk kanë pasë as Rrahman Morina, Kolë Shitoka, Ali Shukriu...
E mbajtë me shëndet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat