Publikohen pamjet nga diskutimi dhe shkëmbimi i letrave mes Brovinës dhe Veselit

Aktuale

Publikohen pamjet nga diskutimi dhe shkëmbimi i letrave mes Brovinës dhe Veselit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 17:05
Kadri Veseli dhe Flora Brovina

Dje pasi kishte publikuar fotografinë e parë, e cila doli të mos ishte e vërtetë, deputetja e PDK-së, Flora Brovina po bëhej gati që gjatë fjalës së saj në Kuvend, të shpaloste edhe fotografi të tjera.

Pak para se të dilte në foltoren e Kuvendit, Brovina shkoi te ulësja e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit me të cilin diskutuan pak dhe shkëmbien disa letra.

Më pas, dyshes iu bashkua edhe deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu.

Ndërkaq teksa po largohej nga Kadri Veseli, Brovina palosi një letër dhe u kthye në ulësen e saj me dy letra të palosura në duar

Veseli kishte dje kishte mohuar se e kishte ditur se çfarë do të publikonte Brovina.

Edhe vet Brovina sot pas intervistimit në polici, deklaroi se Veseli nuk ishte në dijeni për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat