Pas skandalit me Fotografinë, Burjani: Veprimet publike duhet të bëhen me kujdes!

Aktuale

Pas skandalit me Fotografinë, Burjani: Veprimet publike duhet të bëhen me kujdes!

Nga: Z.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:09
Flora Brovina

Dje deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ka publikuar dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar femrat, përcjell “Bota sot”.

Brovina pretendonte se në atë foto shihen ushtarët serbë duke e dhunuar një grua në Kosovë, me këtë foto u tronditë opinioni publik. Mirëpo pak orë më vonë mediet filluan të publikojnë, atë foto si foto të publikuara në një film për të rritur në Irak. Ndërsa, sot gjatë ditës deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është intervistuar nga prokurorët special ka dalë para gazetarëve.

Në një paraqitje tejet të shqetësuar, Brovina, e zhgënjyer tha se nuk e ka besuar asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë e saktë.

Në lidhje me këtë për gazetën “Bota sot” ka folur juristi dhe analisti, Blerim Burjani, ku ka thënë se nuk duhet të nxitohet të publikohen në publik pa u verifikuar mirë, ngase, sipas tij, nuk duhet mbërthyer me emocione pasi që çdo zyrtar publik është apo duhet të jetë i matur në atë çka e thotë.

“Veprimi duhet të jen institucional jo individual, pra duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të saktë”, potencoi Burjani.

Tutje, Burjani ka thënë se kjo që ka ndodhur dje është e përgjegjshme për veprimet e saj, sipas tij, veprime të tilla nuk duhet të nxiten nga askush, sidoqoftë Burjani tha se është një gabim dhe nuk duhet te politizohet përtej kuptimit të arsyeshmes.

“Ambienti është tillë në Kosovë është i ndjeshëm dhe gjithçka zmadhohet dhe zvogëlohet por duhet me pas kujdes për veprime publike”, ka përfunduar juristi Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat