Edhe në Amerikë një politikan kishte publikuar fotografinë e Brovinës – skena u xhirua në Hungari - Bota Sot
Edhe në Amerikë një politikan kishte publikuar fotografinë e Brovinës – skena u xhirua në Hungari

Aktuale

Edhe në Amerikë një politikan kishte publikuar fotografinë e Brovinës – skena u xhirua në Hungari

Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:41
Flora Brovina

Gazeta e madhe amerikane, “Boston Globe” ishte kritikuar ashpër në vitin 2004, kur vendosi të publikojë fotografi nga një konferencë e një asamblisti lokal, Chuck Turner.

Me titullin “Asamblisti merret me çështjen e Irakut”, Globe raportoi se bashkë me aktivistin Sadiki Kambon paraqitën fotografi që gjoja dëshmonin përdhunimin e grave irakiane nga ana e ushtarëve irakianë.

Fotografitë e prezantuara në vitin 2004 janë pjesë e filmit të njëjtë për të rritur, një skenë të të cilit e përdori në Kuvend deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Një ditë më vonë, gazeta amerikane kërkoi falje për publikimin e artikullit, duke thënë se gaboi kur vendosi të publikojë pamjet e konferencës së Turnerit.

Mediat amerikane, në atë kohë, arritën të konfirmojnë se fotografitë ishin të rrejshme, e ishin pjesë e skenave të një filmi për të rritur, të xhiruar në Hungari.

Për herë të parë, propagandën me këto fotografi e kishin nisur disa faqe tuniziane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...