Haradinaj: Zgjedhjet të konfirmojnë përpjekjet tona për paqe të qëndrueshme

Aktuale

Haradinaj: Zgjedhjet të konfirmojnë përpjekjet tona për paqe të qëndrueshme

Nga: Z.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:47
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar që zgjedhjet e së dielës që mbahen në katër komunat e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik, ka uruar që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e 19 Majit 2019, për pushtetin lokal në komunat veriore të Kosovës, pos si shprehje e vullnetit demokratik të qytetarëve përmes votës së lirë, konfirmojnë përpjekjet tona për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtëpinë tonë të përbashkët, Kosovën. Duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik, uroj që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat