Limaj: E vlerësojmë lart angazhimin e kancelares në procesin e dialogut

Aktuale

Limaj: E vlerësojmë lart angazhimin e kancelares në procesin e dialogut

Më: 17 maj 2019 Në ora: 23:03
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka njoftuar se gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në Berlin, në takimet që ka pasur kanë biseduar për temat aktuale në vend, me theks të veçantë dialogun Kosovë - Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne vlerësojmë lart angazhimin e kancelares në procesin e dialogut, sidomos angazhimin e saj dhe të presidentit francez, Macron, pas Samitit të Berlinit dhe atij të Parisit në korrik”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i Limajt në Facebook:

Sot në Berlin kam zhvilluar një takim të frytshëm në zyrën e Kancelares gjermane, me këshilltarin e znj. Merkel, Matthias Lüttenberg.  Biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë dialogun Kosovë- Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.  Ne vlerësojmë lart angazhimin e kancelares në procesin e dialogut, sidomos angazhimin e saj dhe të presidenit francez, Macron, pas Samitit të Berlinit dhe atij të Parisit në korrik. Si në procesin e dialogut ashtu edhe të liberalizimit të vizave besojmë se me një rol të shtuar të Qeverisë gjermane këto dy procese do të marrin epilog pozitiv për qytetarët e Kosovës. Në këtë takim, i cili ishte konstruktiv, kam përsëritur kërkesën e Kosovës që bota e qytetëruar të mos e tolerojë Serbinë t’i mohojë krimet e kryera në Kosovë. Z. Lüttenberg e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat