Milaim Zeka: Ambasadori Kosnett po i grrithë me të vërteta politikanët

Aktuale

Milaim Zeka: Ambasadori Kosnett po i grrithë me të vërteta politikanët

Nga: G.B Më: 18 maj 2019 Në ora: 08:41
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett

Deputeti Milaim Zeka ka thënë se Kosova ka pasur nevojë për një ambasador si Kosnet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Ambasadori Kosnet po i grrithë me të vërteta politikanët.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova ka pase nevoje per nje ambasador si Kosnet

Krahasojeni Goldbergun gjate luftes dhe te madhin, bunduzherin e politikes, Richard Holbruk. Ky i dyti e uli ne bythe Millosheviçin.

Krahasoni ambasadoret e kaluar qe vetem i lemonin politikanet tane. Ambasadori Kosnet po i grrithe me te verteta.

Kosova ka nevoje per nje njeri te mire. Besa edhe ne pak deputete qe jemi perballe nje shumice te korruptuar, perballe nje grupi te madh politik, qe nuk po dine mu ndale bre. E shkaterruan kete vend!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat