Mustafa kujton ish-deputetin Agim Kikaj

Aktuale

Mustafa kujton ish-deputetin Agim Kikaj

Më: 18 maj 2019 Në ora: 09:21
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj.

“Para dy vitesh Kosova dhe LDK-ja humbi veprimtarin e shquar politik dhe njeriun e mrekullueshëm, Agim Kikajn. Agimi kishte veti të larta njerëzore dhe të punës. Përkushtimi për qytetarët e Kosovës dhe veprimtaria e tij politike për ndërtimin e paqes dhe institucioneve demokratike të Kosovës, e bëjnë atë sot të paharrueshëm”, shkroi Mustafa.

Kreu i LDK-së shtoi se Agimi ishte personalitet i kompletuar, atdhetar dhe intelektual, në veçanti njeri me shumë respekt dhe një prej personaliteteve kryesore politike në Kosovë. 

“Agimi ishte miku im dhe i gjithë qytetarëve. Modestia e tij, përkushtimi për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të qytetarëve të Kosovës dhe përkushtimi për mbrojtjen e qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bëjnë atë shëmbëlltyrë për të gjithë ne. Me përkushtimin e tij më të madh i dha Kosovës një veprimtari të pasur dhe la pas një biografi të jashtëzakonshme”, vijoi Mustafa. 

Ai tha se Kosova dhe Lidhja Demokratike i janë mirënjohëse për kontributin e tij të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat