Kjo është pasuria e deputetes Flora Brovina - Bota Sot
Kjo është pasuria e deputetes Flora Brovina

Aktuale

Kjo është pasuria e deputetes Flora Brovina

Nga: H.O. Më: 18 maj 2019 Në ora: 09:40
Flora Brovina

Flora Brovina u bë më e përfolura e ditëve të fundit, pas publikimit të një fotografie pornografike në Kuvendin e Kosovës, e që ishte pretenduar se ka të bëjë me dhunimin e një femre shqiptare nga serbët.

Me publikimin e kësaj fotografie, deputetja e PDK-së u akuzua pse e mbajti të fshehur për kaq gjatë këtë footgrafi, ndërsa kur u zbulua origjinaliteti i saj, u kërkua edhe dorëheqja e saj.

Deputetja Flora Brovina është deputete e Kuvendit të Kosovës, për gati dy dekada, që nga viti 2001.

Por a e dini se cila është pasuria e deputetes Flora Brovina?

Deputetja Brovina ka deklaruar se posedon dy banesa, vlerën e njërës nga to e ka paraqitur vlerën prej 55 mijë euro, ndërsa tjera 120 metra katrorë nuk i ka vënë vlerën.

Ajo ka deklaruar se ka detyrime ndaj bankës 390 euro, ndërsa nuk ka para të kursyera.

Ndërsa të hyrat vjetore, përfshirë pagën në Kuvend, honoraret dhe kompenzimet nga burgu, arrijën vlerën mbi 30 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...