Mustafa: Me VV dhe PSD jemi gati t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverie

Aktuale

Mustafa: Me VV dhe PSD jemi gati t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverie

Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:15
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në konferencën pas përfundimit të Kuvendit të partisë së tij, ka thënë se janë në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe ka kontakte edhe me Partinë Socialdemokrate, në mënyrë që të ngritët mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Kreu i LDK-së deklaroi se qeveria e tanishme është e padobishme dhe janë gati të japin nënshkrimet që sot në mënyrë që qeveria të bie.

Mustafa: Jemi gati që sot me i dhënë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë

“Ne do të ftojmë edhe Lëvizjen Vetëvendosje do të ftojmë edhe Partinë Socialdemokrate që t’i bëjmë bashkërisht nënshkrimet, ta bëjmë bashkërisht tekstin e mocionit dhe do të presim dhe do të mundohemi ta përfitojmë edhe dikë nga partitë e koalicionit që kjo qeveri të bie sa më shpejtë. Ne jemi në biseda me Vetëvendosjen, në një formë ka edhe kontakte me Partinë Socialdemokrate që kjo punë të bëhet dhe si LDK ne jemi në gjendje prej sot me i dhënë nënshkrimet tona e do t’i japim për aq deputetë sa jemi në Kuvend.[...]17:01 Duhet sa më shpejtë që t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverisje sepse është e padobishme për Kosovën”, vijoi Mustafa.

Ish-kryeministri ka folur edhe për Kuvendin e Punës së LDK-së ku tha është trajtuar puna dhe aktiviteti i partisë për katër vite për çfarë është vlerësuar, si dhe raporti financiar i cili gjithashtu në mënyrë unanime ka marrë vlerësime të larta.

Mustafa tha se janë të lumtur dhe krenarë që janë partia me grupin më të madh parlamentar, që kanë numrin më të madh të komunave me të cilat qeverisin, ndërsa shtoi se të parët po dalin edhe nga matjet e fundit duke gëzuar mbështetje të madhe nga rinia dhe të gjithë qytetarët.

Mustafa: Nga matjet e fundit jemi bindshëm të parët

“Jemi parti e cila në të gjitha matjet e opinionit publik tani po del se bindshëm prinë nga subjektet e tjera politike. Ka përkrahjen e gjeneratës së re, ka përkrahjen e grave dhe ka përkrahjen e qytetarëve. Ne konsiderojmë se për ne nuk është kënaqësi që të konstatojmë këtë, por është edhe përgjegjësi. Kemi përgjegjësi para qytetarëve të Republikës së Kosovës si parti më e madhe në Kosovë, kemi përgjegjësi para anëtarësisë së LDK-së në mënyrë që ta drejtojmë mirë Lidhjen Demokratike dhe ta mbajmë frymën rugoviane të LDK-së”, tha ai.

Kreu i LDK-së deklaroi gjithashtu se partia e tij dëshiron që të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës dhe në çështjet e rëndësishme për vendin. Ai nuk harroi që të përgëzojë për punën të gjitha degët dhe forumet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mustafa: Fotoja jo vetëm përgjegjësi e Brovinës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në konferencën pas përfundimit të Kuvendit të partisë së tij, ka folur edhe për publikimin e fotos nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, që u pretendua të jetë skenë e një dhunimi nga forcat serbe, por që më pas rezultoi të mos ishte ashtu.

Mustafa tha se është për keqardhje plasimi i fotove të tilla pa e ditur burimin sepse prekin dinjitetin e grave dhe burrave të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kreu i LDK-së u shpreh se nuk duhet të vihet në dyshim ekzistimi i dhunimeve, gjenocidit dhe agresionit serb para 20 vitesh në Kosovë, por se me të tilla çështja duhet të merret drejtësia.

Ai tha se nuk e bën përgjegjëse vetëm deputeten Brovina në këtë rast, por edhe partinë e saj dhe tërë koalicionin qeveritar që, sipas tij, mbulon paaftësinë për të udhëhequr me të tilla skandale.

Mustafa: PAN mban pushtetin duke prodhuar skandale

“Nuk e shoh në këtë rast përgjegjëse vetëm zonjën Brovina për këtë situatë, unë shpreh keqardhje që asaj i ka ndodhur kjo sepse është një grua e cila në një formë e ka një histori të saj të angazhimit për të drejtat e grave dhe për të drejtat e njeriut, por është problemi te politikat e PAN-it, d.m.th. të atyre që sot janë në pushtet, edhe të Partisë Demokratike dhe të subjekteve të tjera duan me çdo kush të mbajnë pushtetin duke prodhuar skandale dhe duke prodhuar situata në mënyrë që përmes tyre ta mbulojnë atë çfarë sot po mungon në Kosovë, që po mungon një qeverisje e drejtë dhe po mungon zgjidhja e problemeve të qytetarëve dhe korrupsioni i lartë”, deklaroi Mustafa.

I pyetur se mbrapa këtij skandali, sipas Brovinës, qëndron një ish-deputete e LDK-së, Mevlyde Saraçi, Mustafa tha se kjo mbetet çështje e drejtësisë ta zgjidhë dhe se Saraçi ka dalë me një deklaratë të sajën.

Mustafa shtoi se të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe i tërë opinioni publik në këto momente nuk ka nevojë për të tilla skandale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat