Konflikti Kosovë-Serbi, SPO: “Vullkanin që në secilin moment mund të eksplodoj”

Aktuale

Konflikti Kosovë-Serbi, SPO: “Vullkanin që në secilin moment mund të eksplodoj”

Nga: F. B. Më: 18 maj 2019 Në ora: 14:56
Foto ilustruese - Thaçi, Vuçiq

Kryesia e Partisë Lëvizja e Rimëkëmbjes Serbe (SPO) ka kumtuar sot se “konflikti i ngrirë është në kundërshtim me interesin e Serbisë dhe popullit serb dhe kjo përbën ngritje të agonisë dhe shkatërrim i Serbisë” , shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Kryesia e SPO ka konstatuar se konflikti i ngrirë e le Serbinë dhe popullin serb në “vullkanin që secilin moment mund të eksplodoj”.

"Konflikti i ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrim i Serbisë. Në çështjet si kjo me interes kombëtar edhe shtetëror, mendja duhet të mbizotëroj emocionet. Nuk guxojnë të na udhëheqin padituria, inati dhe pasioni edhe nëse imponohet nga shumica, por vendimet duhet të merren me mençuri, në raport me interesat afatgjata të Serbisë ", thuhet në kumtesë.

Kryesia e SPO po ashtu ka nënvizuar se moszgjidhja e çështjes së Kosovës, mund të “ndez zjarrin e luftës, jo vetëm mes shqiptarëve edhe serbëve, por edhe në Maqedoninë e veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë".

"Nëse tash nuk përfundojmë marrëveshjen, do të ngarkojmë popullin dhe shtetin për shumë vjet në ardhmëri, por edhe gjeneratat e ardhshme, me rrezikun që një zgjidhje e mëvonshme të jetë shumë më e pavolitshme", thuhet në kumtesën e kryesisë së SPO, që shpreh mbështetje presidentit Vuçiq që me ndihmën e BE-së të gjej zgjidhje të përhershme për çështjen e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat