Limaj kujton Rifat Berishën

Aktuale

Limaj kujton Rifat Berishën

Nga: A.SH Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:00
Foto

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, kujton 70 vjetorin e rënies heroike të Rifat Berishës, jetën dhe veprën prej luftëtari, duke thënë se ra në altarin e lirisë duke mos vdekur kurrë.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se, Rifati asnjëherë nuk u pajtua dhe kundërshtoi me të gjitha format veprimet e sistemit të atëhershëm.

Postimi i plotë:

Në 70-vjetorin e rënies heroike kujtojmë jetën dhe veprën e një veprimtari të madh, një lufëtari të lirisë, siç ishte Rifat Berisha.

Rifat Berisha ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë, bashkë me Islam, Mustafë e Brahim Berishën pas luftimeve të ashpra me ushtrinë dhe policinë serbe.
Rifati asnjëherë nuk u pajtua dhe kundërshtoi me të gjitha format veprimet e sistemit të atëhershëm. Ne do t’i jemi përherë mirënjohës veprimtarëve të asaj kohe të cilët mbajtën gjallë dhe frymëzuan breza të tërë për lirinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të Kombit!
FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat