Ambasadori i parë i Kosovës në Britani të Madhe Muhamet Hamiti, ka publikuar në Facebook, debatin mes anëtarëve të Dhomës së Lordëve në Parlamentin britanik, të mbajtur më 15 maj 2019.
Në këtë debat, nuk është lënë pa u përmendur çështja e diskutimit për ndryshim kufijsh si dhe çështja e riarmatimit të Serbisë.
Kjo temë është hapur nga Baronesha Arminka Helic, e cila është shprehur e shqetësuar për diskutimet e hapura për ndryshim kufijsh dhe të ashtuquajturat këmbime popullsish, përcjell Bota sot.
Sipas Hamitit, Baronesha Helic fjalën e ka për idetë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Helic është shprehur e shqetësuar edhe për riarmatimin e Serbisë, “në shkallë të paparë që prej viteve nëntëdhjetë”. Ajo ndër tjerash, ka thënë se Ballkani Perëndimor, është rajoni më i paqëndrueshëm i Evropës.
Postimi i plotë i Hamitit:
Baronesha Helic e brengosur për diskutimet për ndryshim kufijsh, riarmatimin e Serbisë
Baronesha Arminka Helic [Heliq], anëtare e Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik, ka shprehu brengën e saj për “diskutimet e hapura për ndryshim kufijsh dhe të ashtuquajturat këmbime popullsish”.
Sheshazi Helic fjalën e ka për idetë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që një tjetër anëtar i Dhomës së Lordëve, Lordi Sandëich, thotë se Brukseli e ka hedhur poshtë.
Zonja Helic, dikur këshilltare politike e Sekretarit të Jashtëm William Hague, ka shprehur poashtu brengën për riarmatimin e Serbisë, “në shkallë të paparë që prej viteve nëntëdhjetë”.
Kjo pjesë e paraqitjes së saj në Dhomën e Lordëve më 15 maj 2019.