Agim Ramadani, Gjenerali i doktrinës moderne të ushtrisë më të re të shekullit të kaluar të UÇK-së

Aktuale

Agim Ramadani, Gjenerali i doktrinës moderne të ushtrisë më të re të shekullit të kaluar të UÇK-së

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:28
Komandanti i Koshares, Hisen Berisha

Historiografia e luftërave shqiptare për çlirim nga okupatorët, epoka post Gjergj Kastriotit fillon në 10 Qershor, 1878 dhe ka si ogur bashkimin e Abdyl Frashrit dhe Sylejman Vokshit. Pra bashkimin e pendës dhe pushkës.

Në luftën antimillosheviçjane, Pendës dhe urtësisë rugovjane iu bashkua Pushka e Agim Ramadanit, Gjeneralit të doktrinës moderne të ushtrisë më të re të shekullit të kaluar UÇK-së.

Kaq mundem me thanë unë sot në këtë përvjetor sepse të tjerat i qëndisi me plumb pushke vet Komandant Agimi. Në artin modern të pikturës, penda e holle e tij kishte gravuar lindjen e re të një brezi të lirë ndërsa në Koshare me gryken e pushkës e pikturoi fitoren e UÇK-së, e ngjyrosi me gjakun e tij dhe ia dhuroi Kombit Shqiptar për tu mburrë përjetësisht me të. Krenarë përherë me ty Agim!

Lavdi e nderë deri në përjetësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat