Anketa e mediave serbe: Serbia do ta njohë Kosovën

Aktuale

Anketa e mediave serbe: Serbia do ta njohë Kosovën

Nga: F. B. Më: 19 maj 2019 Në ora: 15:28
Qeveria e Kosovës

Rreth 42 për qind e qytetarëve mendojnë se ky pushtet do të pranoj pavarësinë e Kosovës, ndërsa në të njëjtën pyetje “Si do të zgjidhet çështja e Kosovës në kohën e pushtetit aktual?” mbi 50 për qind e tyre në Tviter thonë të njëjtën, tregon anketa e realizuar nga “Danas” në internet transmeton “Bota Sot”.

Në këtë anketë sipas “Danas” kanë votuar 741 qytetar, ku shumica 42 për qind mendon se çështja e Kosovës do zgjidhet me pranimin e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Rreth 38 për qind mendon se nuk do zgjidhet në kohën e këtij pushteti, ndërsa 21 për qind mendon se do të ketë përcaktim të kufirit.

Në të njëjtën anketë në Tviter ku kanë votuar 600 qytetarë, mbi 50 për qind mendojnë se Serbia do të njoh Kosovën. Rreth 43 për qind mendojnë se do mbetet dhe ruhet status quo edhe pas këtij pushtetit, ndërsa vetëm 6 për qind mendojnë se do të ndodh përcaktim i kufijve.

Anketa në Facebook ka qenë ishte “A jeni për përcaktim kufiri mes Serbisë dhe Kosovës?”, dhe nga 3 mijë e 600 votues rreth 68 për qind ka votuar kundër përcaktimit të kufirit, ndërsa 32 për qind ishin për.

Deputeti i Serbisë së Re Gjorgje Vukadinoviç, duke komentuar rezultat ka thënë “kështu si fol presidenti Vuçiq por edhe pushteti, flet se ata kërkojnë formën më pak të dhembshme për njohje të pavarësisë të kryhet. Qytetarët në anketë kanë votuar ashtu sepse njohën mesazhin, përkatësisht qëllimin se njohja do të ndodhë”.

“Kundër përcaktimit të kufirit janë ata që kundërshtojnë çfarëdo lloj ndarje të Kosovës përkatësisht ata që janë për Kosovën në përbërjen e Serbisë, ky është shkaku kryesor, ndërsa shkakut tjetër është se njerëzit nuk besojnë shumë në atë opsion”, sqaron Vukadinoviç.

Një nga komentet në facebook ishte “Njohja faktike e Kosovës, menjëherë që do thotë se Serbia mos të pengoj Kosovën të bëhet anëtare e OKB dhe organizatave tjera ndërkombëtare. Ky vendim sigurisht do përmirësoj pozitën e serbëve në Kosovë përkatësisht raportet mes dy shteteve edhe dy popujve.”

Kishte mendime se Serbia nuk guxon të heq dorë asnjëherë nga pjesa e saj e territorit.

“Serbia është anëtare e OKB me kufij të qartë përfshirë Kosovën në përbërje, plus rezoluta 1244, gjysma e botës nuk ka njohur Kosovën si shtet, kështu që ai shtet mund të ekzistoj vetëm në letër. Nuk do të kemi më mirë, nëse heqim dorë nga territorit, mundet vetëm të sjell vetëm problem të reja rreth kufijve” ishte një koment.

Ka pasur edhe mendime se më e rëndësishmja është pajtimi mes dy popujve në mënyrë që të kalohet në problemet tjera: “Unë jam për pajtim mes dy popujve. Secili duhet të dënoj krimet, atëherë mundem së bashku, nëse jot ë ndahemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat