Ramadani: Synim shtetëror dhe popullor i Kosovës është anëtarësimi në NATO - Bota Sot
Ramadani: Synim shtetëror dhe popullor i Kosovës është anëtarësimi në NATO

Aktuale

Ramadani: Synim shtetëror dhe popullor i Kosovës është anëtarësimi në NATO

Nga: Z.B Më: 19 maj 2019 Në ora: 15:52
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës, Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës, Burim Ramadani, njëherësh edhe Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka potencuar se janë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë në baza të rregullta me NALT-in dhe me KFOR-in.

“Do të vazhdojmë të koordinojmë dhe bashkëpunojnë në të gjitha fushat. Synim shtetëror dhe popullor i Kosovës është anëtarësimi në NATO”, ka thënë ai.

Tutje, Ramadani ka thënë se shpreson se të gjitha vendet e mbetura në Ballkanin Perëndimor do t’iu bashkohen NATO-së herët apo më vonë.

“Kosova ka për synim që në kohën e duhur të jetë pjesë e procesit të anëtarësimit. Për këtë, besojmë se kemi kapacitetet e nevojshme dhe institucionet e Kosovës janë të gatshme për të lëvizur para”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...