Zaimi: A mos ia kurdisi PDK-ja skandalin Brovinës, për të mbuluar deklaratën e amerikanëve?

Aktuale

Zaimi: A mos ia kurdisi PDK-ja skandalin Brovinës, për të mbuluar deklaratën e amerikanëve?

Nga: A.ZH Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:00
Flora Brovina

Arbër Zaimi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shtruar katër pyetjet në një postim në Facebook, mbi ngjarjet kryesore aktuale politike.

Ai ka pyetur nëse PDK-ja ia ka kurdisur skandalin deputetes Flora Brovina, për të mbuluar deklaratën e Ambasadaës amerikane, ku piketohen pjesëmarrësit në afera skandaloze që janë pjesë e PAN-it.

Zaimi ka thënë se Amerika po mban qëndrim të hapur dhe jo ekuivok kundër kapësve të shtetit, përcjell Bota sot.

Ai ka përmendur edhe zbulimin e skandalit në Austri, duke thënë se këtë e bëri Gjermania.

Reagimi i plotë i Zaimit:

Katër pyetje

1. PDK-ja a mos ia kurdisi Flora Brovinës skandalin, për të mbuluar po atë ditë deklaratën e ambasadës amerikane, ku shprehimisht piketoheshin pjesëmarrësit në afera skandaloze që janë pjesë e PAN-it?

2. Për herë të parë Amerika po mban qëndrim të hapur dhe jo ekuivok kundër kapësve të shtetit (PDK etj.). Çfarë ka ndodhur, mos ka të bëjë kjo me ndonjë teprim të dakordësisë në takimet e Thaçit me Medvedevin e Putinin dhe me benjaminin e tyre Vuçiq?

3. Nga ana tjetër Gjermania sapo goditi politikanët pro-rusë në Austri duke ua publikuar skandalet korruptive. Më përpara, po kjo Gjermani ka publikuar skandalet e pro-rusit Gruevski (bombat). Mos lidhet me po këtë tendencë (anti-rusizmin e Gjermanisë) edhe ftohja e madhe e Gjermanisë me qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat po investohen në vizionet e vjetra serbe e ruse për Ballkanin?

4. A e ka luksin Kosova të qeveriset nga parti dhe zyrtarë që Amerika i denoncon haptazi për korrupsion dhe Gjermania nuk i duron dot më?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat